leoni

Kuvendi

Konstituimi i Kuvendit pritet pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Kushtetueses

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të rikthehen në seancën konstituive vetëm pasi aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese të publikohet zyrtarisht në faqen e saj, raporton KosovaPress. Kanë kaluar dy javë që nga ndërprerja e përpjekjeve për konstituimin e legjislativit të nëntë, pas masës së përkohshme të vendosur nga Kushtetuesja, e cila ndalonte çdo veprim parlamentar deri më 8 gusht. Me vendimin e fundit, deputetët kanë në dispozicion 30 ditë për të përmbyllur procesin, ndërsa kryesuesi i seancës mund të thërrasë mbledhje çdo 48 orë, apo edhe më shpesh, për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, thekson se afati i ri fillon vetëm pas përmbushjes së tri kushteve: publikimi i aktgjykimit të plotë, shpallja e tij në Fletoren Zyrtare dhe përfundimi i afatit të masës së përkohshme. Ai e konsideron urgjente publikimin e vendimit në mënyrë zyrtare, pasi masa e përkohshme mbetet në fuqi derisa kjo të ndodhë. Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, vlerëson se veprimet e para të Lëvizjes Vetëvendosje tregojnë mungesë gatishmërie për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, duke bërë thirrje për reflektim nga partia fituese. Edhe avokati Ardian Bajraktari thekson se dispozitivi i fundit i aktgjykimit, i publikuar më 8 gusht, është më i qartë se ai paraprak, duke sqaruar se kryesuesi teknik i seancës ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e punës së Kuvendit. Sipas tij, pavarësisht diskutimeve mbi përmbajtjen e aktgjykimeve, ato mbeten të detyrueshme për t’u zbatuar.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA hap “Dialogun Strategjik” me Serbinë – Vuçiq përfiton, Kosova dhe rajoni në rrezik

Beogradi dhe Uashingtoni kanë paralajmëruar nisjen e një “Dialogu Strategjik” për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. …