Në kuadër të muajit të mërgimtarëve në parkun e qytetit u prezantua një ekspozitë me fotografi e artikuj të gazetave të periudhës së luftës në Kosovë. Fotografitë e mbledhura nga mërgimtari dhe veprimtari atdhetar, Isuf Morina nga Ratkoci, me qëndrim në Zvicër, i cili kishte mbledhur këto fotografi e artikuj nga gazetat në gjuhën shqipe dhe gjermane, ku në fokus janë zhvillimet dramatike në Kosovës në periudhën 1998/99.
Ekspozita zgjoi interesim nga qytetarët, të cilët patën rastin të rikthehen në historinë tragjike dhe krenare të Kosovës.
Ekspozita, e organizuar në bashkëpunim me shoqatën e artistëve figurativ ART Studio dhe qendrën rinore SHL-Kosova. Njëkohësisht me këtë ngjarje u shënua edhe Dita e Rinisë, ku të rinjtë zhvilluan aktivitete rekreative e krijuese artistike.
Përmes këtyre fotografive shprehen ngjarje, personalitete, zhvillime dhe momente në të cilat ka kaluar populli ynë e që na kujtojnë porosinë e madhe, se liria nuk erdhi rastësisht, nuk erdhi si dhuratë, as nuk piku nga qielli.
E kaluara, sado kalojnë vite, na thotë me zë të lartë:
Asgjë nuk harrohet!
Faleminderit për angazhimin dhe përkushtimin, i dashur Cufë!