Nevzad Lutfiu: 200 adresa të shqiptarëve pasivizuar në Luginë të Preshevës këtë vit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë pasivizuar 200 adresa të shqiptarëve në jug të Serbisë gjatë periudhës janar–korrik 2025. Sipas të dhënave nga policia në Preshevë dhe Bujanoc, 174 adresa janë pasivizuar në Preshevë dhe 26 në Bujanoc. Lutfiu tha se ka dyshime për shifrat në Bujanoc dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar. Ai e ka cilësuar këtë proces si “racizëm dhe spastrim të pastër etnik”. Pasivizimi i adresave sjell humbjen e shtetësisë dhe të drejtave civile, përfshirë votën, pronën, sigurimin shëndetësor dhe pensionin. Ky fenomen është kritikuar edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa BE-ja i ka kërkuar Serbisë sqarime. Lajmi vjen një ditë pas takimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, me përfaqësues të shqiptarëve të Luginës, ku u diskutuan politikat diskriminuese të Beogradit.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …