KMDLNJ

KMDLNJ reagon pas arrestimit të dy kosovarëve nga Serbia për krime lufte

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriu, ka reaguar pas arrestimit nga Serbia të dy shtetasve kosovarë, X. E. (1976) dhe B. E. (1973), të ndaluar në pikën kufitare Horgosh nën dyshimin për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë. KMDLNJ theksoi se këto arrestime shpesh ndodhin gjatë sezonit veror, kur shumë bashkatdhetarë udhëtojnë përmes Serbisë si rrugë më të shkurtër për në Kosovë, duke u bërë pre e ndalimeve arbitrare për qëllime propagandistike e politike. Organizata apeloi që të shmangen udhëtimet nëpër Serbi, veçanërisht për ish-pjesëtarët e luftës, duke paralajmëruar se “Serbia mund të arrestojë çdo shqiptar, edhe pa lidhje me luftën”. Sipas KMDLNJ-së, mungesa e bashkëpunimit dhe e shkëmbimit të informatave mes Kosovës dhe Serbisë krijon hapësirë për keqpërdorime. Organizata kërkoi formimin e një grupi me ndërmjetësim ndërkombëtar për trajtimin e rasteve të tilla, që politika të mos ndikojë në përcaktimin e përgjegjësisë juridike.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria në detyrë shpenzon mbi 1.3 milionë euro për vetura zyrtare në gjashtë muaj, edhe Presidenca e Kuvendi shtojnë mbi 332 mijë euro

Sipas raportimeve në media, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti (janar–qershor 2025), …