Ejup Maqedonci në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave nga SHBA: Një hap tjetër drejt fuqizimit të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të pranim-dorëzimit të autoblindave nga ShBA-së, për FSK-në. Maqedonci vlerësoi lart këtë bashkëpunim të rëndësishëm dhe theksoi se avancimi i FSK-së është duke ndodhur me ritme dinamike, falë mbështetjes së partnerit strategjik amerikan. “Jam jashtëzakonisht i gëzuar për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila po fuqizohet vazhdimisht me teknologji dhe mjete të avancuara, për të garantuar realizimin e misionit të saj kushtetues,” tha Maqedonci. Ai shtoi se ky transformim drejt një force moderne dhe profesionale nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e SHBA-së, të cilën e quajti “mikun e përjetshëm” të Kosovës. Ministri theksoi gjithashtu përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj vlerave perëndimore dhe doktrinës ushtarake amerikane, duke nënvizuar se FSK po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s. “Ky përkushtim siguron që FSK të jetë një forcë e avancuar dhe e ndërveprueshme, e gatshme për bashkëpunim të ngushtë me ushtritë e vendeve të aleancës euro-atlantike, për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për qytetarët tanë,” përfundoi Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …