Gjykata speciale në Hagë rifillojnë punën me konferencën përgatitore të mbrojtjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Pas pushimit veror, Gjykata speciale në Hagë do ta rinis aktivitetin e tyre të martën me konferencën përgatitore të mbrojtjes së ish-krerëve politikë dhe ushtarakë të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Sipas avokatëve të mbrojtjes, dëshmitarët e propozuar nga ana e tyre, të cilët pritet të jenë personalitete të shquara, do të sfidojnë dhe përmbysin dëshmitë e paraqitura nga prokuroria. Procesi i gjykimit, i cili pritet të vazhdojë më 15 shtator me dëshminë e parë të mbrojtjes, është kritikuar nga monitoruesit për mungesë transparence ndaj publikut dhe për stërzgjatje të paarsyeshme. Avokati Skënder Musa tha se dëshmitarët e mbrojtjes do të rrëzojnë pretendimet e bazuara nga dëshmitarë të dyshimtë që bashkëpunojnë me Serbinë, duke e ndryshuar rrjedhën e gjykimit. Javën e kaluar, Apeli refuzoi kërkesat për lirim të përkohshëm të Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa prokuroria kërkoi nga gjykata ndalimin e vizitave familjare dhe të bashkëpunëtorëve për Hashim Thaçin, me pretendimin se po i transmetojnë informacion për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Grafiti me mesazh nxitës në Kollashin, cilësohet si provokim ndaj shqiptarëve

Një grafit me përmbajtje nxitëse dhe provokuese është vendosur mbrëmjen e djeshme në rrugën kryesore …