leoni

Kryetari Haliti falënderon sektorët për angazhimin gjatë fluksit të bashkatdhetarëve dhe zjarreve në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Basri Aliu dhe të tjerë kanë mbajtur sot një takim të përbashkët për të falënderuar të gjitha sektorët që kanë qenë të angazhuar në ofrimin e shërbimeve për qytetarët gjatë fluksit të bashkatdhetarëve por edhe të ruajtjes së jetës dhe pasurisë së qytetarëve nga zjarret. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti, në veçanti ka falënderuar Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, policinë, shëndetësinë, kompanitë “Eco-Higjena”, “Hidromorava”, “KEDS” por edhe këshillat e fshatrave.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, në veçanti u shpreh mirënjohës ndaj zjarrfikësit vitias për angazhimin e tyre në shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjes së jetës dhe pasurisë së qytetarëve. “Jam krenar me punën dhe përkushtimin tuaj që keni bërë gjatë kësaj kohe, në emër të qytetarëve vitias dëshiroj të ju falënderoj secilin prej jush që keni qenë të angazhuar në mënyre efikase në mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve tanë dhe jam krenar me ju”, u shpreh kryetari Haliti. Ndërkaq Komandanti i Zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi falënderoj kryetarin Haliti, për mbështetjen dhe vlerësimin e bërë për zjarrfikësit vitias, duke thënë se këto fjalë miradije i japin forcë që të vazhdojnë tutje. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe zjarrfikësi vitias, Zaim Salihu, i cili më parë gjatë intervenimit në një rast zjarri kishte shpëtuar një qytetare.

Po ashtu gjatë këtij takim kryetari Haliti, ka falënderuar edhe të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në menaxhimin e festës së Zojës së Madhe në Letnicë të Vitisë, që kishte mbledhur shumë qytetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ekrem Kastrati: Me krenari po ju prezantoj listën e kandidatëve të Nismës Socialdemokrate për Kuvendin e Komunës së Malishevës

Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës, Me krenari po ju prezantoj listën e kandidatëve …