Adrian Shtuni: Kosova s’mund të qëndrojë më gjatë në bllokadë, Vetëvendosje duhet t’i hapë rrugë zgjidhjes

Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë nga Uashingtoni, Adrian Shtuni, ka deklaruar se Kosova nuk mund të humbë më kohë në krizën aktuale institucionale dhe nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta zgjidhë ngërçin politik, duhet t’i hapë rrugë alternativave të tjera. Në një prononcim për gazetën “Express”, ai ka theksuar se vendi nuk mund të mbahet pezull pafundësisht me sllogane dhe marifete politike. Komentet e Shtunit vijnë më shumë se gjashtë muaj pas zgjedhjeve qendrore dhe pak javë para zgjedhjeve lokale, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të konstituuara. Ai e ka vlerësuar si zhvillim pozitiv lajmin për vazhdimin e programit MCC nga ShBA-ja dhe heqjen e tarifave për mallrat amerikane, por ka theksuar se investimet ndërkombëtare kërkojnë stabilitet politik. Po ashtu, ka paralajmëruar se përplasjet me partnerët ndërkombëtarë, si në rastin e pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e 12 tetorit, mund të kenë pasoja serioze për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Krasniqi: Vetëvendosje nuk mund ta propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Njohësi i çështjeve parlamentare, Albert Krasniqi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka më të …