Nënshkruhet marrëveshja e dakordimit për rritje të pagave për punëtorët e operatives të NPL “Eko Natyra”

Kryetari i Komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura i shoqëruar nga Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Alban Shala si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko Natyra”, Liridon Fazliu, kanë nënshkruar të premtën marrëveshje dakordimi për rritje të pagave për punëtorët e operatives të kësaj ndërmarrjeje, si vlerësim për mirëmbajtje të kënaqshme të hapësirës publike dhe pastërtisë në nivel komunal.

Rritja e pagës bëhet në shkallën prej 30%, me ç’rast po përmbushet zotimi i kryetarit Nura, për përmirësim të kushteve të punës për punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko Natyra”.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …