Numri i rasteve të paraqitura për dhunë në familje, vazhdon të mbetet i lartë dhe shqetësues

Numri i rasteve të paraqitura për dhunë në familje në vendin tonë, vazhdon të mbetet i lartë dhe shqetësues. Sipas raportit të Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, numri i rasteve të dhunës vazhdon të mbetet i lartë. Tri raste të dhunës në familje janë paraqitur vetëm në Prishtinë. Raste të tilla janë paraqitur edhe nëpër komuna tjera anekënd vendit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në disa raste, dhuna është aq e ashpër dhe brutale sa viktimat kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore për trajtimin dhe plagëve dhe lëndimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …