Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka drejtuar kritika në adresë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti të cilin e ka akuzuar për mos konstituim të Kuvendit të Kosovës. Ajo theksoi se kryeministri, Albin Kurti po refuzon bashkëpunimin dhe po e kushtëzon kompromisin me nënshtrim të deputetëve. “Partia Demokratike e Kosovës që nga dita e parë ka qenë konsistente dhe i ka kontribuar aktivisht frymës së bashkëpunimit që institucionet e Kosovës të konstituohen sa më parë. Është shumë evidente se ata nuk duan bashkëpunim, kompromisi kërkon nënshtrim nga deputetët e Parlamentit. Muaj të tërë ky Kuvend përmes kryesuesit nuk e ka kryer detyrën e vet dhe kryesuesi ka qenë në shkelje të Kushtetutës. Ne ende besojmë ose shpresojmë që Kurti do të reflektoj, Kosova ka halle të mëdha” ka theksuar deputetja, Vlora Çitaku.
