Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Gjendja është bërë e neveritshme

Duke folur për gjendjen e krijuar në venin tonë nga mos krijimi i institucioneve qendrore, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se situata është bërë e neveritshme. Ai shtoi më tutje se kjo është pasojë e mungesës së një marrëveshje politike dhe e vullnetit politik për të konstituuar Kuvendin. “Është mungesë e një marrëveshje politike, kjo dëshmon që është edhe mungesë e vullnetit politik për të konstituuar Kuvendin, tashmë është bërë tepër e gjatë dhe e neveritshme, krejt duan Kuvend, krejt njerëzit po presin që të kalohet te çështja e Qeverisë, sepse vendi edhe pa Qeveri edhe pa Kuvend po vazhdon me jetu. Vendimet politike, vendimet që u takojnë politikanëve dhe njerëzve të zgjedhur nuk u takon me e delegu tek organet e tjera kushtetuese, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese” theksoi deputeti, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …