Rrahman Jasharaj

SBASHK: Viti i ri shkollor nis me kohë, por sfidat me tekstet shkollore mbeten

Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2025–2026, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës paralajmëron se sfidat në arsim mbeten të njëjtat si në vitet e kaluara.Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se mësimi do të nisë me  , por ngriti shqetësime serioze për vonesat me furnizimin e teksteve shkollore dhe mungesën e kontratës kolektive për sektorin e arsimit. “Sa i takon SBASHK-ut, viti shkollor do të fillojë me kohë. Mirëpo, në situatën që jemi, pa parlament të konstituuar e pa qeveri, nuk kemi me kë të zhvillojmë dialog e as kujt t’i drejtohemi për protesta apo greva”, deklaroi Jasharaj. Ai theksoi se problemi kryesor që pritet të përsëritet është ai i teksteve shkollore, duke kujtuar vonesat e dy viteve të kaluara që shkaktuan humbje të orëve mësimore. Sipas tij, edhe këtë vit rrezikohet që nxënësit të mos furnizohen me kohë me libra, çka do të krijojë vështirësi për mësimdhënësit dhe prindërit.

Kontrolloni gjithashtu

Mitrovica e Veriut: Shfaqen fletushka me thirrje për vendosjen e flamujve serbë

Në Mitrovicën e Veriut, këtë mëngjes janë shpërndarë fletushka me mesazhe nacionaliste, përmes të cilave …