Oda Ekonomike Amerikane: Liberalizimi i tregut të energjisë i ngutshëm dhe i dëmshëm për bizneset

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar ndaj vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, duke e cilësuar atë si të ngutshëm dhe të dëmshëm për bizneset. Drejtori ekzekutiv i Odës, Arian Zeka, tha se Zyra e Rregullatorit për Energji nuk ka ofruar kohë të mjaftueshme për planifikim drejt kalimit në tregun e lirë, ndërsa oferta në treg mbetet e kufizuar. “Gabimet në vendimmarrjet energjetike përgjatë viteve, përfshirë moszhvillimin e kapaciteteve të reja, po i paguajnë bizneset – ata që bartin barrën kryesore të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në Kosovë”, deklaroi Zeka. ZRrE ka bërë shkyçjen nga rrjeti për të gjitha bizneset që i plotësojnë kushtet për të dalë në tregun e hapur të energjisë, nëse ato nuk kanë lidhur kontrata me furnizues privatë. Ky vendim pason vendimin e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, e cila i dha të drejtë ZRrE-së për procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …