Arbreshë Krasniqi: Gjendja gjashtëmujore në Kuvend është e dhimbshme dhe e papranueshme

Deputetja e NISMA-s, Arbreshë Krasniqi, ka thënë se skenat e tensionuara në Kuvendin e Kosovës nuk janë të reja, por po zgjasin tash e gjashtë muaj. Ajo theksoi se kjo gjendje është e tepërt dhe e padëshirueshme. “Për mua nuk është e çuditshme çfarëdo që ndodh tani më brenda Kuvendit. Një situatë e tillë është e dhimbshme dhe e papranueshme,” u shpreh Krasniqi. Ajo shtoi se përgjegjësia për mos konstituimin e Kuvendit është e përshkallëzuar, por fituesi i zgjedhjeve e ka përgjegjësinë më të madhe. Sipas saj, për Vetëvendosjen duhet të jetë shqetësuese fakti se nuk po arrin të sigurojë shumicën prej 61 votash.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …