Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e njeh realisht shtetin e Kosovës, ndaj sipas tij, kjo parti e ka më të lehtë të tallet me institucionet dhe qytetarët. Ai tha se sjellja e VV-së është joserioze dhe konsistente në raport me shtetin. Paçarizi theksoi se partitë e tjera politike duhet t’i kundërvihen kësaj qasjeje, duke kujtuar se shumë prej tyre kanë kontribuar për pavarësinë dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Ai shtoi se është derdhur shumë dije, djersë dhe gjak për këtë shtet, për t’u lejuar një tallje të tillë me proceset dhe institucionet demokratike.
