Lëvizja Ndryshe intensifikon fushatën për peticionin kundër Gjykatës Speciale

Lëvizja Ndryshe po vazhdon me intensitet mbledhjen e nënshkrimeve online për peticionin kundër Gjykatës Speciale. Deri më tani, mbi 11 mijë qytetarë e kanë përkrahur këtë nismë, ndërsa synimi përfundimtar është arritja e 50 mijë nënshkrimeve. Peticioni kërkon:

  • Mbikëqyrje të pavarur për Gjykatën Speciale nga Bashkimi Evropian;
  • Garanci për një proces të drejtë gjyqësor për të akuzuarit;
  • Krijimin e një trupi mbikëqyrës të përbashkët ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe SHBA-së;
  • Përjashtimin e dosjeve të përgatitura nga BIA dhe Qeveria e Serbisë nga proceset gjyqësore.

Organizatorët e nismës theksojnë se ky peticion synon të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe integritetin e procesit gjyqësor, duke kërkuar transparencë dhe drejtësi ndërkombëtare të paanshme.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …