Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar se e mbështeti pasi Vetëvendosje e konsideroi kandidaturën e tij serioze. Megjithatë, Haradinaj ka shprehur shqetësimin e tij për sfidën e ardhshme, zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit “I pyeta nëse e marrin seriozisht, më thanë po, ndaj e votova dhe i uroj suksese,” tha ai. Tutje, ai shtoi se situata aktuale në Kosovë nuk mund të vazhdojë pa ndryshime dhe se sfida tjetër pritet të jetë problematike. “Edhe aty parashikoj problematika që nuk do të kalojnë lehtë,” shtoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …