Hajdar Beqa viziton krerët e UÇK-së në Hagë: “Shumë shpejt do të kthehen triumfues në atdhe”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka vizituar sot ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Beqa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe dy fotografi nga kjo vizitë. Në reagimin e tij, ai është shprehur i bindur se ish-udhëheqësit e UÇK-së do të kthehen shumë shpejt në Kosovë si fitimtarë dhe se rikthimi i tyre do t’u japë institucioneve dhe qytetarëve dinjitetin e munguar. “Sot, vizitë te Çlirimtarët tanë në Hagë. Forca e tyre qëndron e palëkundur, sepse pas tyre qëndron një popull i tërë. Shumë shpejt do të kthehen në atdhe, triumfues, për t’i rikthyer institucioneve dhe qytetarëve dinjitetin e merituar”, ka shkruar Beqa.

Kontrolloni gjithashtu

Dimal Basha: Zgjedhet kryetar i Kuvendit me mbështetje të rëndësishme deputetësh

Në seancën e sotme, Arbërie Nagavci propozoi Dimal Bashën për kryesues të Kuvendit, duke e …