Gjykata speciale në Hagë ka ndaluar vizitat e 11 personave tek ish-presidenti Hashim Thaçi. Vendimi është marrë më 18 gusht 2025, ndërsa mes tyre përfshihen Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi dhe Avni Kastrati. Katër emra të tjerë nuk janë bërë publikë, pasi janë të redaktuar nga gjykata. Prokuroria kishte kërkuar që ndalimi të përfshinte edhe tre vëllezërit e Thaçit, por kërkesa nuk është pranuar. Sipas saj, gjatë vizitave të mëparshme të ftuarit kanë folur me zë të ulët dhe Thaçi u ka dhënë udhëzime që të përcilleshin tek dëshmitarët, çka konsiderohet si sjellje penguese ndaj procesit gjyqësor. Gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë që aneksi i kërkesës të bëhet publik, duke thënë se publikimi i emrave të redaktuar do ta bënte të pavlefshëm qëllimin e masës së konfidencialitetit. Mbrojtja e Thaçit ka kundërshtuar kufizimet duke theksuar se ato cenojnë të drejtën e tij për jetën private dhe familjare. Vendimi i gjykatës mbetet në fuqi përkohësisht, deri në sqarimin e mëtejshëm të Prokurorisë mbi nevojën e redaktimit të emrave.

Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS