Edhe LDK-ja ka paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se ende nuk është konstituur Kuvendi i Kosovës dhe se Kushtetuta këtë e thotë qartë – Kuvendi konstituohet kur zgjidhet kryetari dhe të gjithë nënkryetarët. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku ka thënë se thirrja për mbledhjen e kryesisë së Kuvendit është antikushtetuese dhe pasi është e tillë, nuk marrin pjesë në të. “Nuk marrim pjesë në çmenduri të tilla”, ka theksuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …