Kosova dhe Kroacia i kërkojnë që Serbia t'i hap arkivat detajuara që mund të zbardhin fatin e personave të pagjetur

Sot në Gjenevë mbahen aktivitete të shumta për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë

Organizuar nga Shoqata Kulturore D’ora Distria dhe Lidhja Shqiptare në Botë, sot në Gjenevë mbahet aktivitete të shumta për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. Aktivitetet fillojnë në ora 14.00, me hapjen e ekspozitës kolektive për të vazhduar më tutje në tryezën e rrumbullakët, e cila fillon në ora 15.00. Tema për të cilën do të bisedohet në këtë tryezë, quhet: E vërteta, drejtësia dhe përkujtimi për personat e zhdukur. Aktivitetet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, mbahet me moton: Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë!

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri kundër Albulena Haxhiut: “Themeluesit e Republikës nuk mund të shantazhohen”

Polemikat mes pozitës dhe opozitës në Kosovë kanë marrë hov pas akuzave të nënkryetares së …