SHBA do të kenë përfaqësues në Gjykatën Speciale gjatë dëshmisë së dëshmitarit “1DW-003” në procesin ndaj Hashim Thaçit

Përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jenë të pranishëm në seancat e radhës të Gjykatës Speciale në Hagë, që nisin nga 15 shtatori, kur mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi pritet të fillojë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve. Avokatët e Thaçit kanë marrë miratimin nga autoritetet amerikane për deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të koduar “1DW-003”. Për trupin gjykues identiteti i tij është i njohur, por për publikun mbetet i fshehtë. Megjithatë, SHBA-të kanë vendosur kushte të rrepta për këtë dëshmi, përfshirë kufizimin e fushës së pyetjeve, të drejtën e dëshmitarit për të mos u përgjigjur për arsye konfidencialiteti dhe praninë e përfaqësuesve të tyre gjatë marrjes në pyetje. Këto masa, sipas mbrojtjes, do të formalizohen me një kërkesë zyrtare në ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …