Mbrojtja e Hajredin Kuçit: Gati për gjykim në fillim të vitit 2026

Mbrojtja e Hajredin Kuçit ka bërë të ditur se është e gatshme për gjykim në fillim të vitit 2026, në procesin ku ai së bashku me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Isni Kilajn akuzohen për vepra kundër administrimit të drejtësisë. Avokati i Kuçit, Alexander Admiraal, ka njoftuar Gjykatën e Procedurës Paraprake se mbrojtja planifikon të kërkojë analiza forenzike për materialet e sekuestruara, ndërsa do të vendosë për hapa të tjerë varësisht nga rezultatet e hetimeve. Gjithashtu, mbrojtja ka paralajmëruar se nëse lind nevoja, do të kundërshtojë pranueshmërinë e provave vetëm pas konferencës së përgatitjes së gjykimit. Ky parashtrim është dorëzuar më 29 gusht, ndërsa procesi ndaj të akuzuarve pritet të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi e demokracisë

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer, ka vlerësuar se ngërçi politik i krijuar në Kuvendin …