KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Kuvendi, peng i kalkulimeve politike – autogolat që po ushqejnë narrativën e Listës Serbe

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si të rrezikshme tendencën për ta konsideruar të konstituar edhe pa zgjedhjen e pesë nënkryetarëve. Një interpretim i tillë jo vetëm që bie ndesh me frymën kushtetuese, por rrezikon të krijojë precedent ku çdo grup parlamentar me të drejtë propozimi do të kishte fuqi bllokuesi mbi funksionalitetin e institucionit. “Pozitat e rezervuara nuk janë privilegje absolute. Ato janë pjesë e një arkitekture kushtetuese të krijuar për gjithë përfshirje, por pa cenuar funksionimin institucional. Refuzimi për të pranuar kandidatin e propozuar nga shumica e deputetëve serbë nuk është akt i mbrojtjes së interesave shtetërore, por një keqinterpretim i frymës kushtetuese që rrezikon të prodhojë pasoja të rënda”, ka shkruar Cakolli. Ai shton se situata e tanishme nuk lidhet me bojkot nga pakicat, por me refuzim të shumicës shqiptare, veçanërisht nga Lëvizja Vetëvendosje, çka sipas tij, i shërben Listës Serbe që të paraqitet si palë e dëmtuar, duke fituar terren edhe në diskursin ndërkombëtar. Në përfundim, Cakolli paralajmëron se pavarësisht nëse kjo është strategji politike apo mungesë vizioni shtet formues, rezultati është i njëjtë: “Me penalltitë dhe autogolat tona, po i servojmë Listës Serbe fitoren në tavolinë.”

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …