Jusuf Azemi

Sindikatat e sektorit privat paralajmërojnë grevë për paga më të larta

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar se nga e marta punëtorët e këtij sektori mund të hyjnë në grevë, nëse kërkesat për rritje pagash nuk merren parasysh. Azemi theksoi se greva ishte paralajmëruar qysh në muajin maj dhe se nuk lidhet me afërsinë e fushatës zgjedhore. Sipas tij, punëtorët e sektorit privat ndihen të diskriminuar krahasuar me ata të sektorit publik, të cilëve u janë rritur pagat dy herë gjatë viteve të fundit. “E kemi legjitime kërkesën për rritje të pagave, andaj nëse nuk marrim përgjigje pozitive, grevën do ta nisim nga e marta”, deklaroi Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …