leoni

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj komenton provokimet në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe roli i rojeve të burgut

Në Hagë, aty ku po zhvillohen proceset më të ndjeshme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka sjellë një dëshmi që ngjallin debate të reja. Ai rrëfen se gjatë paraburgimit nuk kanë munguar provokimet nga disa prej rojeve të burgut. “Kanë tentuar me na shty në konflikt fizik. Jo të gjithë, por disa,” tha Haradinaj. Një nga episodet që kujton është ai me Rexhep Selimin. Një rojë, sipas tij, ia ndërpreu qëllimshëm pikturimin, edhe pse drejtori i burgut i kishte dhënë leje. “Dikur Rexha lëshoi pe, vetëm që mos me ardhë deri te konflikti,” shtoi Haradinaj. Por, rrëfimi bëhet edhe më i rëndë. Haradinaj thotë se një nga rojet që atëherë kishte provokuar të paraburgosurit, sot është bërë prokuror në Gjykatën Speciale. “Na me e pasë ditë që del prokuror, ai ishte rreh aty sikur kali,” deklaroi Haradinaj, duke nënkuptuar se situata mund të kishte përfunduar ndryshe po të ishte ditur më herët roli i tij.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …