Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.  Gjykata e njohur për zvarritje dhe procedura të pafundme, kanë paralajmëruar se kjo fazë do të zgjasë deri më 14 nëntor, duke i mbajtur në paraburgim liderët e luftës për liri për më shumë se tri vite. Vendimi i trupit gjykues për të mos rrëzuar akuzat e pabazuara mbi periudha që nuk kanë lidhje me luftën, vetëm sa e forcon bindjen se Specialja është një mekanizëm i politizuar, i dizajnuar për të barazuar viktimën me agresorin. Në vend të drejtësisë, Specialja ka ofruar vetëm zhgënjim: procedura të stërzgjatura, transparencë selektive dhe një trajtim që shpërfill faktin historik se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte forca çlirimtare e njohur ndërkombëtarisht, jo një organizatë kriminale. Ndërkohë, krimet e Serbisë – gjenocidi, dhunimet masive dhe spastrimi etnik – mbeten pothuajse të paprekura nga drejtësia ndërkombëtare. Në këtë rrafsh, dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes nuk është vetëm një hap procedural, por një test për vetë legjitimitetin e Speciales. Nëse ky proces vazhdon të manipulohet nga agjendat politike, atëherë nuk po gjykohet Thaçi e të tjerët – po gjykohet e drejta e Kosovës për luftën e saj për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …