Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Popullizmi e bllokoi shtetin, koha e shkatërruesve po mbaron

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar procesin e konstituimit të Kuvendit deri më 30 shtator, ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ai e ka cilësuar situatën e krijuar si pasojë të drejtpërdrejtë të popullizmit dhe mungesës së vizionit politik nga qeverisja aktuale. “Masë tjetër, bllokadë tjetër. Padituria kushton. Ja ku na ka sjellë popullizmi. Një shtet i tërë i bllokuar, për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës. Edhe 30 ditë të tjera të humbura – minimalisht. Tridhjetë ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin”, ka shkruar Abdixhiku. Kreu i LDK-së tha se Kosova po hyn në një krizë të panevojshme institucionale, ndërsa ironizoi qasjen e pushtetit ndaj raportit me Serbinë: “Si po humbka Serbia kështu? Ne të bllokuar për një nënkryetar të parëndësishëm, e ata humbës disi?!” Abdixhiku theksoi se shkatërrimi i institucioneve dhe shkelja e Kushtetutës po bëhet për interesa të ngushta elektorale, duke akuzuar qeverinë për mungesë projektesh dhe përballje me afera korruptive. “U thamë. Nuk dëgjuan. U treguam. Nuk panë. Kështu ndodhë kur shkatërruesit e shtetit, shkelësit e 48 herë Kushtetutës rresht, për synim nuk kanë atdheun, por kauzën elektorale për një votë a dy,” ka shtuar ai. Ai përfundoi reagimin me mesazhin se “koha e shkatërruesve të shtetit duhet të mbarojë – dhe po mbaron”.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …