Në27-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së dëshmorëve Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari, institucionet komunale të Rahovecit në krye me kryetarin Smajl Latifi, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe martirëve, kanë bërë homazhe tek varret e dy të rënëve dhe martirëve në fshatin Polluzhë.

“Sot, në Polluzhë, nderuam 27-vjetorin e rënies në logun e trimërisë të dëshmorëve të kombit, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari, si dhe martirët nga fshati Polluzhë.

Ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e këtij vendi, na kujtojnë përkushtimin e palodhur dhe sakrificën e tyre sublime për atdheun. Vepra e tyre është një testament i pashlyeshëm i guximit dhe i dashurisë për liri, themele që nuk do të lëkunden kurrë.

Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari, si dhe martirëve nga Polluzha, të cilët derdhën gjakun për t’u fituar liria në këtë truall”, ka shkruar në facebook, kryetari I Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Edhe një lajm i mirë për fermerët nga komuna e Malishevës

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për …