Albinot Maloku; Kosova ka pasur lloj-lloj ministri, por asnjëherë nuk ka parë një dështim të tillë si ky ‘dangalli’ i Ministrisë së Financave

Albinot Maloku: Kosova po humb besueshmërinë në arenën ndërkombëtare dhe po rrezikon të mbetet pa fondet e BE-së

Njohësi i rrethanave politike në vend, Albinot Maloku ka tërhequr vërejtjen se Kosova po humb besueshmërinë në arenën ndërkombëtare dhe po rrezikon të mbetet pa fondet e Bashkimit Evropian që kalojnë mbi një miliard euro. Ai ka përkujtuar se kanë kaluar mbi 200 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, pa institucione të vendit, pa qeverinë e mbi të gjitha këtë fazën e parë të ashtuquajturit ngërq politik, që nuk është vetëm ngërç politik por edhe bllokadë. “Fondet e planifikuara nga BE-ja me programe të ndryshme kalojnë mbi një miliardë në raport me Kosovën. Po flasim për të gjitha këto projekte, fondet specifike, duke përfshirë edhe këto të veçanta, të zhvillimit të përgjithshëm dedikuar vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe këto fonde nuk po vijnë si pasojë gjithsesi e fajit politik që e ka lidershipi politik në Kosovë dhe mos serioziteti i tij për ta vendosur si prioritet Kosovën para se të vendoset vullneti individual dhe partiak i subjekteve të caktuar politike” ka theksuar mes tjerash, analisti, Albinot Maloku.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Në Tiranë mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes, pritet prezantimi i Planit Marshall të Ramës

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se më 10 shtator në Tiranë do të …