Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Albin Kurti, si gjithmonë, kur përballet me sfida apo dështime, tenton të gjejë fajtorë të tjerë

Kundër kritikave të kryeministrit në detyrë ndaj partive opozitare dhe Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra. Ajo ka shkruar se sa herë që kryeministri në detyrë, Albij Kurti përballet me sfida e dështime, ai gjithmonë tenton të gjejë fajtorë të tjerë. “Tani ai po akuzon Gjykatën Kushtetuese dhe partitë opozitare për vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke injoruar shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai dhe partia e tij. E vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë: përgjegjësia ka një emër, Albin Kurti. Të tjerat janë propagandë e pastër” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Blerta Deliu Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …