Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Për bllokimin e institucioneve përgjegjës është vetëm Albin Kurti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për Gjykatën Kushtetuese. Deliu-Kodra tha se Kurti, sa herë përballet me sfida apo dështime, mundohet të gjejë fajtorë të tjerë, duke i akuzuar tani Kushtetuesen dhe partitë opozitare për vonesat në konstituimin e Kuvendit. Sipas saj, Kurti po injoron shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë vetë me partinë e tij. Deputetja shtoi se e vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë dhe se përgjegjësia ka vetëm një emër – Albin Kurti. “Gjithçka tjetër është propagandë e pastër”, ka theksuar Deliu-Kodra. Ekonomia e Kosovës po përballet me një krizë të thellë, paralajmërojnë ekspertët dhe opozita, ndërsa bllokada politike dhe vendimet gjyqësore kanë lënë institucionet pa funksion.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …