Analisti politik Blerim Canaj ka reaguar ndaj kritikave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit për pezullimin e punimeve të Kuvendit deri në fund të shtatorit. Canaj tha se deklaratat e Kurtit dhe përfaqësuesve të LVV-së përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ai theksoi se kjo praktikë është bërë rutinë nga qeveria në detyrë, duke e cilësuar si përpjekje për ta portretizuar Kushtetuesen si pengesë për proceset politike. Canaj shtoi se propozimi i LVV-së për ta shpallur sërish Kurtin kandidat për kryeministër, pa ndonjë kërkesë nga presidentja, bie ndesh me procedurat ligjore dhe është vazhdimësi e presionit ndaj institucioneve të pavarura.
