leoni

Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës e aprovon kërkesën e Kosovës për 35 milionë euro kredi

40% e të punësuarve në Kosovë kanë kredi aktive, rritje e dukshme e huamarrjes në 2025

Numri i kredive në sistemin bankar të Kosovës ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë këtij viti, duke u rritur me afro 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, nga 1 janari deri më 27 gusht 2025, numri i kredimarrësve ka arritur në 26,029, nga 24,805 sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Në mars të këtij viti, BQK vlerësoi se rreth 40% e të punësuarve në vend posedojnë kredi aktive. Rritja e huamarrjes, sipas BQK-së, lidhet kryesisht me nevojën për financim të ndërmarrjeve dhe ekonomive familjare, si dhe me kushtet më të favorshme të tregut bankar. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, janë dhënë 4,552 kredi të reja më shumë se në periudhën e njëjtë të 2024-ës, që përfaqëson një rritje prej 11.8%. Shuma e kredive të reja është rritur me 244.8 milionë euro, apo 20.5%. Megjithatë, ekonomisti Bashkim Mustafa thekson se pjesa më e madhe e këtyre kredive mbetet konsumuese, duke u përdorur nga qytetarët për të përballuar koston e lartë të jetesës. “Po të ishin kredi të orientuara drejt biznesit dhe sektorit prodhues, ato do të kishin efekt të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka vlerësuar ai. Nga ana tjetër, BQK thekson se niveli i kredive me probleme ka rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë – rreth 2% të totalit – duke e krahasuar sistemin bankar të Kosovës me vendet evropiane për stabilitetin e treguesve financiarë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …