leoni

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat e ndërtuara në veri të vendit, duke e krahasuar koston e saj me një urë tjetër të ndërtuar nga komuna. Ura në fjalë ka kushtuar afro 10 herë më shumë se një urë e ngjashme e ndërtuar nga komuna me vlerë prej 212 mijë eurosh. Përveç kostos, ai ka ngritur edhe dilema mbi sigurinë e saj, duke paralajmëruar se mund të shkaktojë vërshime në të ardhmen. “Një urë e përmasave të ngjashme është ndërtuar nga komuna për 212 mijë euro, ndërsa kjo ka kushtuar sa gati dhjetëfishi i saj. Ky është një shqetësim serioz. Tjetra, kam frikë se projekti në formën e kaskadës, që shërben edhe si digë për ngritjen e nivelit të ujit, në të ardhmen mund të paraqesë rrezik nga vërshimet. Uroj që të mos ndodhë, por dilemat mbeten”, tha Hamza për Klan Kosova. Ai shtoi se, ndonëse e kupton përdorimin e urës për marketing politik dhe vizita simbolike, për të është më e rëndësishme që veprat publike të lehtësojnë jetën e qytetarëve. “Ne duhet të kryejmë punën tonë, të bëjmë vepra që u shërbejnë qytetarëve, pa dallim. Unë jetoj në Mitrovicë, punoj në veri dhe lëviz aty çdo ditë, ashtu siç kam bërë edhe kur ka qenë më e vështirë. Qytetarët kanë nevojë për projekte funksionale, jo për shfaqje”, deklaroi Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …