Në Drenoc filluan punimet në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë ka përcjellë nga afër fillimin e punimeve në fshatin Drenoc, në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”.

“Jam shumë i lumtur me nisjen e punimeve në fshatin Drenoc, në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”.

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës kryesore që lidh fshatin Drenoc me rrugën Pejë–Gjakovë, ndërsa punimet do të vazhdojnë me asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatit.

Urime banorëve të Drenocit!

Shihemi shumë shpejt në çdo lagje e në çdo fshat, ka shkruar në facebook, kryetari Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt Dëgjimi Buxhetor në Drenoc

Cikli i dëgjimeve buxhetore nga Komuna e Rahovecit, përkatësisht, Drejtoria e Finacave vazhdoi mbrëmë në …