Gjergj Dedaj kundër konceptit të “Republikës së Tretë” të Albin Kurtit

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Albin Kurtit për një “Republikë të Tretë”, duke e akuzuar atë për tentativë rishkrimi të historisë së Kosovës dhe për politika populiste e staliniste. Dedaj tha se Kurti, duke mos qenë pjesë e momenteve historike si Rambujeja, Plani i Ahtisarit dhe shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, “vuan shpirtërisht dhe moralisht mungesën e pjesëmarrjes në këto procese” dhe tani po tenton t’i relativizojë ato. Sipas tij, koncepti i “Republikës së Tretë” rrezikon orientimin perëndimor të Kosovës dhe mund ta çojë vendin drejt një modeli autoritar e anti-demokratik. “Republika e Kosovës tashmë është njohur nga mbi 115 shtete demokratike. Ideja e Kurtit për një ‘Republikë të Tretë’ nuk ka asnjë bazë dhe është pjesë e një agjende të rrezikshme politike. Për ta parandaluar këtë, ai duhet të largohet nga pushteti dhe të mos votohet më si kryeministër,” tha Dedaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …