Hykmete Bajrami kritikon Kurtin: Po ndërton “Republikën Imagjinare të Tretë”

Nënkryetarja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit në detyrë dhe kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po tenton të shkatërrojë themelet e Republikës së Kosovës dhe të ndërtojë një “Republikë Imagjinare të Tretë”, ku shteti funksionon në shërbim të partisë dhe interesave personale. Bajrami kritikoi edhe rritjet simbolike të pagave dhe pensioneve, të cilat sipas saj nuk mbulojnë normën e inflacionit, si dhe vonesën prej shtatë vjetësh të liberalizimit të vizave për Kosovën. Po ashtu, ajo theksoi se Qeveria Kurti ka shënuar “rekorde negative” në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë importin e energjisë, kontratat njëburimore, sulmet ndaj mediave dhe gjykatave, nepotizmin dhe përfitimet nga subvencionet dhe grantet.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …