Rashit Qalaj: Qeveria Kurti 3 nuk do të ndodhë, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka hedhur dyshime të forta për mundësinë e krijimit të një Qeverie të re nën udhëheqjen e Albin Kurtit. Sipas tij, zhvillimet e fundit në Kuvend kanë treguar qartë se nuk ekziston shumica e nevojshme parlamentare për të formuar një kabinet të ri qeveritar. Në një intervistë televizive, Qalaj u shpreh se tentativat për një “Qeveri Kurti 3” do të dështojnë, pasi numrat nuk janë në favor të Vetëvendosjes. Ai tha se situata aktuale politike është e tillë që vendi nuk ka rrugëdalje tjetër përveç zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. “Duke marrë parasysh zhvillimet në Kuvend dhe forcën e numrave, nuk besoj se do të ketë Qeveri Kurti 3. Realisht jemi në një pozicion që më shumë na shpie në zgjedhjet e përgjithshme. Tentativat për krijimin e një qeverie të tillë nuk do të kenë rezultat”, u shpreh Qalaj. Ai theksoi se Kosova ndodhet në një situatë të ngërçit institucional, ku mosmarrëveshjet politike dhe mungesa e konsensusit po e pamundësojnë funksionimin normal të institucioneve. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme për të kthyer stabilitetin politik dhe besimin e qytetarëve te proceset demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …