Qeverisje e kundërligjshme: Ministrat e Kurtit ushtruan dyfish pushtet duke shkelur Kushtetutën

Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka publikuar një raport kritik mbi mandatin e Qeverisë Kurti II, ku theksohet se anëtarë të kabinetit kanë ushtruar njëkohësisht pozitën e deputetit dhe të ministrit, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Ligjin për Qeverinë. Sipas IKD-së, kjo praktikë jo vetëm që ka shkelur rendin kushtetues, por ka dëmtuar edhe kredibilitetin e Kosovës në raport me partnerët ndërkombëtarë. Disa prej tyre madje kanë refuzuar të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë derisa të krijohej një kabinet me mandat të plotë. Raporti thekson gjithashtu se Qeveria Kurti II është shndërruar në një administratë “me ushtrues detyre”, ku pozitat kyçe janë mbajtur për vite të tëra pa procedura të rregullta rekrutimi. Gjykata Supreme ka vlerësuar se kjo praktikë është e kundërligjshme, duke bërë të pavlefshme edhe vendimet e marra në këto kushte. “Mbajtja e pozitave të përkohshme përtej afateve ligjore ka paralizuar institucionet, ka minuar meritokracinë dhe ka rritur potencialin për korrupsion”, thekson IKD.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, takon udhëheqësit e Mbrojtjes në Shqipëri për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, është takuar sot me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro …