Ramush Haradinaj mbështet protestën në Hagë: “Lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë”

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën që do të mbahet të dielën, më 14 shtator, në Hagë. Protesta organizohet nga bashkatdhetarët në mërgatë dhe nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim që të bëhet zë i së vërtetës përpara opinionit ndërkombëtar. Haradinaj theksoi se kjo nismë është një përpjekje e drejtë dhe e domosdoshme për të dëshmuar para botës karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së. “Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste dhe përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë”, u shpreh Haradinaj. Ai shtoi se përmes angazhimit të mërgatës dhe të organizatave të dala nga lufta, mesazhi i popullit të Kosovës do të vazhdojë të përçohet me dinjitet dhe me vendosmëri.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …