Von der Leyen

Von der Leyen: BE do të zgjerohet me 8 shtete, mes tyre edhe Kosova

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbajti fjalimin e madh mbi gjendjen e Bashkimit Evropian në Parlamentin Evropian, ku paralajmëroi një raund të ri zgjerimi të unionit, që aktualisht numëron 27 shtete anëtare. Ajo tha se në një të ardhme jo shumë të largët, BE-së do t’i shtohen edhe tetë vende të tjera – gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, si dhe dy vende nga Europa Lindore. Von der Leyen e quajti këtë zgjerim një “moment historik” për projektin evropian, duke sinjalizuar një hap të rëndësishëm edhe në vetë procesin vendimmarrës të unionit. Për herë të parë nga një zyrtare kaq e lartë në Bruksel, ajo foli hapur për heqjen e votimit unanim në disa politika kyçe të BE-së, duke e konsideruar këtë si kusht për funksionalitetin e unionit të zgjeruar. Megjithatë, Kosova mbetet prapa në procesin e integrimit krahasuar me shtetet tjera të rajonit. Ajo ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat, pavarësisht se aplikimi u dorëzua në dhjetor të vitit 2022. Nga Brukseli kanë bërë të qartë se ky hap nuk mund të procedohet pa pajtim nga të gjitha shtetet anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Flutura Kusari kritikon Osmanin: Raportimi për shkollimin e vajzave është interes publik, jo përndjekje

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, …