Lahi Brahimaj kujton aksionin e 11 shtatorit 1997: “Dëshmi e vendosmërisë për liri dhe pavarësi”

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka kujtuar sot një nga aksionet më të rëndësishme të luftës çlirimtare. Ai ka rikujtuar se më 11 shtator 1997, në orën 23:00, UÇK-ja kishte sulmuar njëkohësisht 11 stacione policore serbe. Brahimaj e cilëson këtë aksion si një ndër momentet më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar, që dëshmon vendosmërinë për liri dhe pavarësi. “Ky aksion i guximshëm mbetet një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të lavdishme, dëshmi e vendosmërisë për liri dhe pavarësi. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së”, ka shkruar Lahi Brahimaj.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …