Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim ekipin organizues të Festivalit Nexus 2026.
Gjatë këtij takimi është folur për të përgatitjet për organizimin e festivalit më të madh elektronik në Kosovë, i cili parashihet të mbahet nga 23 deri më 25 korrik 2026 në Kabash të Vitisë.
Me këtë rast kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, do të mbështes organizimin e këtij festivali në Kabash të Vitisë, duke dhënë mbështetjen e tij të plotë për këtë gjë dhe atë me qellim që të sigurohet organizimi i suksesshëm i kësaj ngjarje.
Përndryshe sipas ekipit organizues të këtij festivali, Festivali Nexus 2026 pritet të mbledhë rreth 27 mijë pjesëmarrës përgjatë tre ditëve, duke kontribuar në zhvillimin kulturor, turistik dhe ekonomik të rajonit.