leoni

Osmani ndryshon qëndrim ndaj Kurtit: Nga akuza për “bixhoz politik” tek bashkëpunimi për mbrojtjen e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar sot se raportet e saj me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, janë gjithmonë në linjë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Kosovës ndaj Serbisë, duke ndryshuar dukshëm qëndrim krahasuar me akuzat e mëparshme për “bixhoz politik” me aleancat strategjike të shtetit. “Jo vetëm këto pesë vite që jam presidente dhe Kurti është kryeministër, ne nuk kemi pasur asnjë dallim mbi nevojën për të mbrojtur Kosovën nga Vuçiqi, Serbia dhe shërbëtorët e tyre në Kosovë. Kjo kurrë nuk na ka nda. Për këtë arsye, do të jemi gjithmonë në bashkëpunim për ta mbrojtur vendin”, tha Osmani. Presidentja foli edhe për një ri kandidim të mundshëm pas skadimit të mandatit, duke thënë se sulmet e gazetarëve po e motivojnë që të kandidojë sërish: “A do të rikandidoj, do ta vendos ndërkohë. Po marr pushim, por sulmet e disa gazetarëve po më bindin me vazhdimësi.” Ky qëndrim vjen pas një ndryshimi të dukshëm krahasuar me deklaratat e saj të mëparshme, kur akuzonte Kurtin për të luajtur “bixhoz politik” me aleancat strategjike, ndërsa tani duket se ia mban  përgjegjësinë e  kryeministrit në detyrë, për çdo çështje dhe e përforcon mundësinë e një mandati të dytë presidencial.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në 101 dhe shpall zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka propozuar një ndryshim të …