Deputeti Altin Krasniqi ka kritikuar qasjen e pushtetit aktual, duke thënë se mungesa e patriotizmit në kohën e duhur ka prodhuar një masë të madhe patriotësh të rremë. Sipas tij, patriotizmi sot nuk lidhet as me Serbinë e as me Listën Serbe, por me përkushtimin për zhvillimin e vendit. “Ne e kemi në dorë: a duam ta zhvillojmë këtë vend apo duam të merremi me propagandë e populizëm,” theksoi Krasniqi. Ai shtoi se pushteti, i cili tash e pesë vite është në duart e një partie të vetme, i bart përgjegjësitë për gjendjen aktuale, ndërsa shpesh mundohet të fajësojë opozitën dhe mediat. Krasniqi rikujtoi se janë pikërisht opozita dhe mediat që ushtrojnë fjalën e lirë, ndërsa ndërtimi i shtetit të Kosovës dhe arritjet e saj kanë qenë gjithmonë nën kërcënimin e atyre që sot tentojnë ta përvetësojnë patriotizmin.
