Bujar Osmani sfidon Mexhitin: Le të nënshkruajmë marrëveshje për dorëheqje nëse humbim

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, ka hedhur një sfidë të drejtpërdrejtë kundërkandidatit të tij në garën për Komunën e Çairit, duke e akuzuar se këtë komunë e ka trajtuar vetëm si trampolinë drejt posteve qeveritare dhe jo si qëllim politik në vetvete. Gjatë një tubimi me qytetarët, Osmani propozoi një marrëveshje të hapur dhe të nënshkruar publikisht, madje edhe te noteri, ku secili kandidat do të zotohej se nuk do të largohet nga posti i kryetarit të komunës deri në përfundim të mandatit, përveç në rast se largohet me votën e qytetarëve. “Hajde të bëjmë një marrëveshje. Unë sot do të nënshkruaj, edhe te noteri nëse duhet, që nuk do ta lë Çairin për asnjë post tjetër, as për ministër, pa marrë parasysh ofertat. Por të njëjtën marrëveshje duhet ta pranojë edhe Mexhiti. Nëse humb, ditën tjetër të japë dorëheqje. Kjo është çështje e moralit politik dhe ndershmërisë personale”, deklaroi Osmani. Ai theksoi se praktika e dorëheqjes nga funksionet qeveritare përpara kandidimit për poste lokale ka qenë shembull i politikanëve të përgjegjshëm në të kaluarën. “Këtë e ka bërë Teuta Arifi si zëvendëskryeministre, këtë e ka bërë Nevzat Bejta si ministër për Vetëqeverisje Lokale dhe këtë e ka bërë Zekirija Ibrahimi si deputet. Ky është akt që tregon përkushtim ndaj komunës, jo thjesht përdorim të saj për karrierë personale. Qytetarët kanë të drejtë të dinë kush është këtu për ta – dhe kush është këtu vetëm për veten, përfundoi Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

SBASHK-u, kërkon paga më të larta dhe kushte dinjitoze në arsim

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e …