Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, kritikon ashpër Presidenten: Heshtja ndaj martirit 7-vjeçar tregon mungesë respekti institucional

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar ashpër ndaj mungesës së vizitës së Presidentes së Kosovës në shtatoren e Leotrimit, një djaloshi 7-vjeçar që u vra për lirinë e Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Nura ka theksuar se Leotrimi, i cili u bë martir në moshën e vajzave të Presidentes, nuk pati asnjë privilegj, eskortë apo mundësi të zgjedhë shkollë elitare. “Ai u vra. Në heshtje. Në dhe për Kosovën,” shkruan Nura. Kryetari i Skenderajt akuzoi Presidenten për mungesë përgjegjësie institucionale dhe ndjesi amnore: “Ndërsa nëna e tij qan në heshtje, Presidentja nuk ka marrë udhë deri sot për të shprehur ndjesi dhe falënderim institucional edhe ndaj Leotrimit, që, ndonëse vetëm 7 vjeç, u bë martir për të ardhmen e vajzave të saj dhe bashkëmoshatarëve të tjerë anë e mbanë Kosovës.” Reagimi i Nures nënvizon mungesën e reflektimit institucional dhe respektit për sakrificën e fëmijëve që dhanë jetën për lirinë e vendit, duke i rikujtuar qytetarët dhe institucionet për domosdoshmërinë e një reagimi të denjë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …