Fatmir Limaj

Fatmir Limaj kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës: Ai nuk është kryetar i Kuvendit tim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, duke e akuzuar atë për një “hulumtim” që, sipas tij, përbën sulm ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Limaj tha se Basha duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe morale për veprimet e tij, duke e cilësuar të papranueshme që ai të vazhdojë të qëndrojë në krye të Kuvendit. “Ai nuk është kryetar i Kuvendit tim. Ai njeri duhet të japë dorëheqje nga kryetari i parlamentit. Duhet të ndalet dhe të jetojë me pasojën. Nuk dua ta fus motivin, por po them se duhet të ketë pasoja për veprimin që ka bërë,” deklaroi Limaj. Duke sjellë në kujtesë rastin e ish-ministrit Aleksandar Jabllanoviq, i cili ishte shkarkuar nga Isa Mustafa pas deklaratave fyese për nënat gjakovare, Limaj tha se edhe rasti i Bashës duhet të trajtohet me të njëjtën seriozitet. “Shikoni deklaratën e Jabllanoviqit dhe shikoni punimin e Dimalit. Isa Mustafa e shkarkoi. Atëherë pati një reagim qytetar të jashtëzakonshëm. Nuk mund të ikësh vetëm me një kërkim falje,” u shpreh Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …